Bild: Haaland largohet në qoftë se Dortmund dështon të kualifikohet në LK

Sipas gazetës gjermane Bild, Chelsea tani është një nga favoritët për të nënshkruar Erling Haaland.

Sport

28/04/2021 18:28

20-vjeçari ka shënuar 25 gola në 26 paraqitje të Bundesligas këtë sezon dhe ka të ngjarë të largohet këtë verë – përveç nëse Borussia Dortmund siguron një vend në Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Dortmund aktualisht është i pesti në Ligën e Gjermanisë, një pikë larg Eintracht Frankfurt në vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Dortmund është shumë i kërkuar dhe shumë klube janë të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit, ku çmimi i tij varion nga 100 milionë euro, me një pagë vjetore prej 30 milionë eurove gjithashtu./Lajmi.net/