BILD: Bayerni vendos t’i largoj tre futbollistë kryesor nga ekipi

Skuadra e Bayern Munich është duke punuar për afatin e transferimeve pas përfundimit të sezonit në Bundesliga. Siç raporton BILD, kampioni i Bundesligas për këtë sezon ka në plan shitjen e tre lojtarëve kryesor, shkruan lajmi.net Bëhet fjalë për treshen: Sadio Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry. Sadio Mane, lojtari 31-vjeçar gjatë këtij sezoni në…

Sport

03/06/2023 11:55

Skuadra e Bayern Munich është duke punuar për afatin e transferimeve pas përfundimit të sezonit në Bundesliga.

Siç raporton BILD, kampioni i Bundesligas për këtë sezon ka në plan shitjen e tre lojtarëve kryesor, shkruan lajmi.net

Bëhet fjalë për treshen: Sadio Mane, Leroy Sane dhe Serge Gnabry.

Sadio Mane, lojtari 31-vjeçar gjatë këtij sezoni në Bundesliga shënoi 7 gola dhe 25 paraqitje dhe bëri pesë asiste.

Çmimi i senegalezit sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 45 milionë euro.

Leory Sane është vetëm 27-vjeçar dhe gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 32 paraqitje, ka shënuar tetë gola dhe ka bërë shtatë asiste.

Çmimi i tij në sajtin “Transfermarkt” është 70 milionë euro.

Kurse, Serge Gnabry është vetëm 27-vjeçar dhe gjatë këtij sezoni zhvilloi 34 paraqitje, shënoi 14 gola dhe bëri gjashtë asiste. Çmimi i tij është 55 milionë euro./Lajmi.net/