Bilanci ditor i koronavirusit në Itali: Bie sërish numri i të infektuarve me Covid-19

Italia ka raportuar më se 195 vdekje lidhur me koronavirusin përbrenda 24-orëshit të fundit, kanë bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Bota

04/05/2020 18:16

Numri total i vdekjeve në Itali ka arritur në 29,079 përgjatë të hënës, duke e bërë vendin të dytin për nga numri i rasteve me fatalitet. SHBA-të prijnë listën me 69,978 vdekje, shkruan lajmi.net.

Në konferencë gjithashtu u bë e ditur se në vend përbrenda një dite u raportuan 1,221 raste me Covid-19, shifër kjo ndër më të ulëtat që nga shpërthimi. Bilanci i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin evropian është 211,938.

Përveç tjerash, rënie Italia po pëson për të javën katërt radhazi edhe tek shifrat e pacientëve të shtrirë në njësitin e kujdesit intenziv në spitale. Përgjatë ditës së sotme 1,479 pacientë u liruan nga repartet intenzive italiane.

Vendi i Gadishullit Apenin gjithashtu zhvilloi 37,631 testime përgjatë 24-orëshit të fundit. /Lajmi.net/