Big Mama e mbante veten për patriote në intervista por këndon këngë të artistes serbe Ceca

Këngëtarja e njohur shqiptare që jeton në Maqedoninë e Veriut, Big Mama u komentua shumë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova pas një debati me ish banoren Antonela Berisha. Ky debat erdhi pasi Big Mama konsideroi se u degjenerua nga ajo për një sharje që Antonela thoshte se kishte qenë në gjuhën…

ShowBiz

23/09/2024 20:09

Këngëtarja e njohur shqiptare që jeton në Maqedoninë e Veriut, Big Mama u komentua shumë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova pas një debati me ish banoren Antonela Berisha.

Ky debat erdhi pasi Big Mama konsideroi se u degjenerua nga ajo për një sharje që Antonela thoshte se kishte qenë në gjuhën serbe.

Big Mama me vet-dëshirë la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, e më pastaj nuk i ndali deklaratat e saj patriotike në intervista.

Së fundmi në një video që po qarkullon në rrjet, Big Mama shihet teksa këndon këngën “Lepotan” të këngëtares serbe Ceca.

Gazetari i lajmi.net, Miftar Zejnullahu ia kujton kësaj të fundit se burri i këngëtares Ceca është Arkani i cili është një militant serb që kishte dorë në vrasjet e shumë kosovarëve gjatë luftës në Kosovë.

Gazetari ka provuar të telefonoj këngëtaren Big Mama por ajo nuk është përgjigjur, ndërsa deri më tani nuk ka reaguar në asnjë rrjet të saj social. /Lajmi.net/ 

Video: