Bieber përplaset me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut

Drejtor i Qendrës së Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, ka reaguar lidhur me hartën që është shfaqur prapa shpinës së Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me Kosovën brenda territorit të Serbisë.

Lajme

25/02/2021 12:01

Përmes një postimi në Twitter, Bieber se kjo është një gafë e madhe.

“Po, të kesh një hartë të tillë në zyrën tënde me një përshkrim të tillë të punës është një gafë madhore”, ka shkruar Bieber në Twitter.

Ndërsa, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano në një replikë në rrjetin social Twitter ka thënë se pretendimi që harta e shfaqur prapa shpinës së Emisarit Miroslav Lajçak me Kosovën brenda territorit të Serbisë është i rremë. Stano ka thënë se harta zyrtare e BE-së është në linjë me pozicionin neutral të BE-së për Kosovën. /Lajmi.net/