Bieber mendon për pensionim

Edhe pse është ende në fillim të karrierës, Justin Bieber po mendon të pensionohet nga muzika. Këngëtari i ri kanadez e ka konfirmuar këtë për radio stacionin Poëer 106 në Los Angeles, California të SHBA’ve. “Pas albumit të ri, unë do të jem një njeri i pensionuar, do të pensionohem”, ka thënë 19 vjeçari. Këngëtari…

ShowBiz

18/12/2013 17:00

Edhe pse është ende në fillim të karrierës, Justin Bieber po mendon të pensionohet nga muzika. Këngëtari i ri kanadez e ka konfirmuar këtë për radio stacionin Poëer 106 në Los Angeles, California të SHBA’ve.

“Pas albumit të ri, unë do të jem një njeri i pensionuar, do të pensionohem”, ka thënë 19 vjeçari. Këngëtari i dashur nga adoleshentet ka thënë se do të largohet nga industria e muzikës, pasi të dalë në treg albumi i ri ‘Journals’, javën që vjen, dhe ky largim mund të jetë i përhershëm.

Mirëpo, kjo duket pak e besueshme. Zëra pranë këngëtarit, i kanë thënë TMZ’së se 19 vjeçari ishte duke bërë shaka dhe se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mikrofoni, pasi pritet që pas disa vitesh ta dominojë skenën e muzikës botërore.