Bieber incizohet duke fjetur
Duket se Justin Bieber mund të pendohet për dashurinë e tij ndaj tatto’ve. Në fundjavë, 16 vjeçari u pa duke ikur fshehurazi nga një bordelo në Brazil, përderisa është duke zhvilluar turneun e tij botëror ‘Believe’. Por, siç duket ylli i pop’it ka qenë i zënë përsëri duke dalë që të argëtohet dhe këtë herë…

ShowBiz
Duket se Justin Bieber mund të pendohet për dashurinë e tij ndaj tatto’ve.
Në fundjavë, 16 vjeçari u pa duke ikur fshehurazi nga një bordelo në Brazil, përderisa është duke zhvilluar turneun e tij botëror ‘Believe’.
Por, siç duket ylli i pop’it ka qenë i zënë përsëri duke dalë që të argëtohet dhe këtë herë atij iu bë një video ‘portret’ që u postua online, nga një vajzë e cila shihet në një dhomë me këngëtarin.
Video e titulluar “Justin Bieber duke fjetur me një vajzë Braziliane (të çmendur)” thuhet se është incizuar nga një braziliane e quajtur Tati Neves.
Në video Justin duket duke fjetur paqësisht, i mbështjellë në një batanije, në një krevat të madh ditor.
Përderisa është ditë, ylli i muzikës duket se është në gjumë të thellë, ndoshta i lodhur nga aktivitetet e natës së kaluar.
Mbi krevat afër tij është edhe kapelja e tij e preferuar me ngjyrë të kuqe, përderisa duken edhe rrobat e turneut nëpër tokë por gjithashtu shihen edhe telefonat.
Vajza që ka incizuar Bieber, në një moment kthen kamerën drejt saj, qesh dhe pastaj i dhuron një puthje nga larg këngëtarit.
Të kontaktuar nga MailOnline, përfaqësuesit e Bieber nuk pranuan të komentojnë për këtë rast.
Sidoqoftë, në burim i afërt i ka thënë MailOnline: “Justin ishte duke fjetur në villen e tij kur është filmuar”.
Justin thuhet të ketë pohuar se ka marrë me vete rreth 30 vajza që i takoi në klubin e natës Zax në Joa të Rio de Janeiro, ku më pas, në orët e hershme të së dielës, kishin shkuar në vilën e tij private për të vazhduar argëtimin.
Ai u largua nga klubi së bashku me vajzat rreth orës 4 të mëngjesit. Më pas, Justin kishte porositur ushqim të shpejt, çokollata dhe ca ushqime të tjera për të gjithë, por vajzat me “fat” ishin të lejuara të hynin në vilë vetëm pasi t’u ishin konfiskuar telefonat dhe pasi nënshkruan një kontratë në të cilën ato zotoheshin se nuk do të tregonin asnjë detaj të kësaj ndeje, të mos postonin asnjë video ose fotografi në internet.
Studentja Marina Binimeliz (18) ishte në mesin e shumë të ftuarve në ndejën e Justin Bieber dhe ajo tregoi për Daily Mirror : “Nëpër tavolinat përreth pishinës por edhe në zonën e kuzhinës si dhe në verandë kishte shumë ushqime të shpërndara nëpër tavolinë”.
Edhe një fans që nuk pranoi të tregonte identitetin tha për Ego.Globo.com : “Jam takuar me Bieber në Zax, në zonën private dhe pastaj ai na ftoi që të shkonim në shtëpinë e tij të plazhit- ishte një shtëpi fantastike. Nuk na është lejuar që të bëjm forografi brenda shtëpisë. Për këtë gjë ne nënshkruam kontratë”.
Studentja Marina gjithashtu tregoi se në një moment gjatë festës, Justin u ngrit hypi në mur dhe bërtiti “Unë jam mbreti i botës”, dhe pastaj u hodh në pishinë me dy vajza.
Marina arriti që ti afrohej këngëtarit të famshëm, pasi në klub ishte vërejtur nga përkthyesi i këngëtarit i cili e ftoi më pas në zonën private ku qëndronte Justin.
Ajo tha se nuk i ishte lejuar që ta përqafonte këngëtarin në turmë, por më pas Justin e kishte kapur për beli e kishte puthur në të dyja faqet dhe i kishte thënë Marinas që “ishte shumë e lezetshme”.