Bie vinçi në Prishtinë, lëndohet një punëtor
Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues. Para pak çastesh ka ndodhur një incident i radhës në vendin e punës në një punishte në lagjen “Arbëria” të Prishtinës. Një vinç është rrëzuar në një punishte dhe ka lënduar një punëtor, raporton Indeksonline. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes,…
Lajme
Siguria e punëtorëve të ndërtimtarisë në Kosovë vazhdon të jetë në nivel shqetësues.
Para pak çastesh ka ndodhur një incident i radhës në vendin e punës në një punishte në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Një vinç është rrëzuar në një punishte dhe ka lënduar një punëtor, raporton Indeksonline.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori është dërguar në QKUK.
Lajmi.net. ka dërguar pyetje në Polici dhe është në pritje të përgjigjes për t’ju informuar për të gjitha detajet.