Bie ritmi i dëmtimit të pyjeve
Prishtinë, 28 prill – Ashtu sikurse viteve të kaluara, edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti dëmtuesit e pyjeve nuk kanë mbetur pa u adresuar tek autoritetet përgjegjëse nga rojet dhe inspektorati pyjor.

Lajme
Vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, për dëmtimin e masës drusore prej rreth 3.5 mijë metër kub dru, në vlerë prej 411,909 euro, autoritetet komunale dhe qendrore nga Agjencia Pyjore e Kosovës i kanë shqiptuar gjithsej 1,349 fletëparaqitje.
Ndryshe, gjatë vitit që lamë pas, për dëmtimin e masës drusore prej rreth 14 mijë metër kub dru, janë shqiptuar 5,593 fletëparaqitje, ku 600 prej tyre kanë qenë të ngritura nga inspektorati i Agjencisë Pyjore të Kosovës, në të cilat përfshihen edhe fletëparaqitje që kanë të bëjnë me zyrtarë komunalë.
Në krahasim me vitin 2012, kur për dëmtimin e masës drusore prej rreth 24 mijë metër kub dru, janë shqiptuar 7,589 fletëparaqitje, del se në vitin 2013, dëmtimi i masës drusore ka qenë dukshëm më i vogël.