Bie një pjesë e fasadës të një ndërtese në lagjen Dardania

Një pjesë e fasadës së një objekti banesor ka rënë në një ndërtesë në rrugën Musine Kokollari në lagjen Dardania. Në lidhje me rastin ka raportuar një qytetar i Prishtinës, i cili ka njoftuar se ajo ka rënë mbi disa vetura. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka njoftuar Policinë e…

Lajme

12/05/2025 19:08

Një pjesë e fasadës së një objekti banesor ka rënë në një ndërtesë në rrugën Musine Kokollari në lagjen Dardania.

Në lidhje me rastin ka raportuar një qytetar i Prishtinës, i cili ka njoftuar se ajo ka rënë mbi disa vetura.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka njoftuar Policinë e Kosovës.

“Si kalimtar rasti isha deshmitar i shkeputjes se fasades nga streha e objektit banesor ne lagjen Dardania, rr. Musine Kokollari”. Pjesa e fasades ra pak metra larg meje mbi disa vetura te banoreve. Rastin e lajmerova menjehere ne polici, per veprime te metejme, me qellim te parandalimit te rrezikut. Objekti ishte renovuar vetem pak vite me pare nga ndermarrje publike banesore”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: