Bie niveli i ujit në Kanalin e Panamasë – bllokohen 200 anije

Më shumë se 200 anije, që mendohet se transportojnë mallra me vlerë miliona dollarë, janë bllokuar në të dy anët e Kanalit të Panamasë për shkak të ndalesave të detyrueshme që vijnë nga thatësira. Daily Mail raporton se vendimi i autoriteteve për të ndalur transitet ditore përmes Kanalit të Panamasë në 32 anije deri më…

Bota

24/08/2023 11:04

Më shumë se 200 anije, që mendohet se transportojnë mallra me vlerë miliona dollarë, janë bllokuar në të dy anët e Kanalit të Panamasë për shkak të ndalesave të detyrueshme që vijnë nga thatësira.

Daily Mail raporton se vendimi i autoriteteve për të ndalur transitet ditore përmes Kanalit të Panamasë në 32 anije deri më 2 shtator, si përgjigje ndaj thatësirës së vazhdueshme, ka çuar në bllokime të rënda në trafikun detar, shkruan AA.

Efekti kumulativ i anijeve të bllokuara ka çuar në një humbje të llogaritur të të ardhurave prej 200 milionë dollarë, transemton KosovaPress.

Vlerësohet se mallrat me vlerë miliona dollarë kalojnë përmes rrugës ujore 80 kilometra që lidh oqeanin Atlantik dhe Paqësor.

Mes bllokimit të kanalit, disa kompani thuhet se po eksplorojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat.