Bie nga funksioni blloku A5 i Termocentralit Kosova A
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se Njësia A5 është ndalur rreth orës 20:25 për shkak të një rrjedhjeje të evidentuar në sistemin gypor, në kuotën 10–15 metra. Ndalja është bërë sipas standardeve të sigurisë për të parandaluar defekte më të mëdha dhe për të mundësuar sanimin teknik të nevojshëm. Aktualisht, katër njësi prodhuese të…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se Njësia A5 është ndalur rreth orës 20:25 për shkak të një rrjedhjeje të evidentuar në sistemin gypor, në kuotën 10–15 metra. Ndalja është bërë sipas standardeve të sigurisë për të parandaluar defekte më të mëdha dhe për të mundësuar sanimin teknik të nevojshëm.
Aktualisht, katër njësi prodhuese të tjera – A3, A4, B1 dhe B2 – vazhdojnë operimin në mënyrë të qëndrueshme. KEK thekson se në kushte normale operimi funksionon me katër njësi, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta ka angazhuar edhe njësinë e pestë për të siguruar furnizim të rregullt me energji.
Derisa theksohet se korporata mbetet e përkushtuar ndaj operimit të sigurt, stabil dhe efikas të kapaciteteve prodhuese, duke zbatuar masa parandaluese dhe mirëmbajtëse për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik. /Lajmi.net/