Bie në kontakt me energjinë-elektrike, vdes 28 vjeçari nga Kosova në Shqipëri

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit. 28-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare. Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës…

Lajme

21/07/2022 15:12

Një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.

28-vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpitë e zonave kufitare. Sipas dëshmitarëve, i riu, pasi ka hipur mbi makineritë, ka rënë në kontakt me telat përcjellës të energjisë elektrike.

Është transportuar menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtojë, duke humbur jetën fatkeqësisht në urgjencën e Kukësit.