Bie fluksi në pikat kufitare, deri në 40 minuta pritje në Mërdare

Një numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur në Kosovë javën që lam pas, e të njëjtit gjatë fundjavës dhe sot po kthehen. Kjo ka shkaktuar që ditëve të fundjavës të kishte një fluks në pikat kufitare, por sot ky fluks ka rënë, shkruan lajmi.net. Pika kufitare në Mërdare ka më së shumti fluks, pasi…

Lajme

21/04/2025 13:16

Një numër i madh i mërgimtarëve kanë ardhur në Kosovë javën që lam pas, e të njëjtit gjatë fundjavës dhe sot po kthehen.

Kjo ka shkaktuar që ditëve të fundjavës të kishte një fluks në pikat kufitare, por sot ky fluks ka rënë, shkruan lajmi.net.

Pika kufitare në Mërdare ka më së shumti fluks, pasi që qytetarët aty duhet të presin 30 deri në 40 minuta që të dalin nga Kosova.

Tek pika kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po presin 20 deri në 30 minuta, ndërsa në pikat e tjera nuk ka pritje më shumë se 5 minuta.