Bie fasada e një objekti në Fushë Kosovë, lëndohet një person
Erëra të forta po mbizotërojnë në Fushë Kosovë. Si pasojë e saj, sot rreth orës 21:00, ka rënë fasada e një objekti, që për pasojë është lënduar një person dhe një veturë është dëmtuar, shkruan lajmi.net. Për rastin, ka folur Drejtori i Shërbimeve Publike Izja Mjeku. “Për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë…
Lajme
Erëra të forta po mbizotërojnë në Fushë Kosovë.
Si pasojë e saj, sot rreth orës 21:00, ka rënë fasada e një objekti, që për pasojë është lënduar një person dhe një veturë është dëmtuar, shkruan lajmi.net.
Për rastin, ka folur Drejtori i Shërbimeve Publike Izja Mjeku.
“Për shkak të erërave të forta që po mbizotërojnë aktualisht në Fushë Kosovë, rreth orës 21:00 kemi pranuar një telefonatë se te shkolla Mihal Grameno ka rënë fasada e një objekti. Si pasojë, një person i rastit është lënduar, një veturë është dëmtuar dhe është shkaktuar rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion. Ekipet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë tonë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me qytetarët kanë pastruar zonën. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF. Drejtoria e Shërbimeve Publike apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit, për shkak të erërave të forta”, ka thënë Mjeku në Facebook. /Lajmi.net/