Biden pritet të shpallë çlirimin rekord të naftës nga rezervat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të njoftojë së shpejti lëshimin e një sasie rekord të naftës nga rezervat strategjike të SHBA-së.

Bota

31/03/2022 19:35

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Sipas tyre, një milion fuçi në ditë do të lëshohet në treg nga rezervat amerikane për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ajo shpreson se masa do të zvogëlojë rritjen e çmimeve të karburantit në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.

Çmimet e naftës filluan të bien më herët gjatë ditës së sotme pasi dolën raporte se SHBA-ja mund të shfrytëzonte rezervat e saj të papërpunuara./Lajmi.net/