Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh
Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator. “Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe…
Lajme
Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator.
“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve do të jetë nesër në Bruksel. Rendi i ditës është mjaft i qartë. Është rruga përpara në zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord. Dhe sigurisht, diskutimi për çështjet që po ndikojnë në normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha zëdhënësi Stano për RTK.
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut, ka konfirmuar edhe ZKM me anë të një njoftimi për media.
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia do e fillojnë ditën me takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak i cili më pas do mëtoj organizimin e të ashtuquajturit takim trilateral.