Biçikleta 12 mijë euro, hajduti e shet për 120 euro

Një biçikletë e vjedhur, me vlerë prej 12 mijë eurosh, është gjetur nga policia në një dyqan në Malaga të Spanjës, ku shitej për një të njëqindtën e vlerës, vetëm 120 euro.

Fun

13/09/2015 19:07

Policia po inspektonte dyqanin kur vuri re biçikletën e veçantë. Biçikleta i përket një austriaku, që po garon në xhiron e Spanjës (Vuelta a Espana).

Biçikleta iu kthye në kohë për garën finale të së dielës. Një person me precedentë penalë e kishte shitur biçikletën në këtë dyqan./mapo