Beyoncé mendon për beben e dytë
Beyoncé Knoëles e Jay Z kanë ide të qarta për vitin 2014: ata dëshirojnë t’ia shtojnë familjes së lumtur një tjetër fëmijë. Çifti aktualisht e ka vajzën Blue-Ivy, që është lindur dy vjet më parë. Vogëlushja do ta festojë ditëlindjen e dytë të martën që vjen. Sipas disa zërave, 32 vjeçarja, e cila javë më…

ShowBiz
Beyoncé Knoëles e Jay Z kanë ide të qarta për vitin 2014: ata dëshirojnë t’ia shtojnë familjes së lumtur një tjetër fëmijë. Çifti aktualisht e ka vajzën Blue-Ivy, që është lindur dy vjet më parë. Vogëlushja do ta festojë ditëlindjen e dytë të martën që vjen.
Sipas disa zërave, 32 vjeçarja, e cila javë më parë e promovoi albumin e radhës pa paralajmërim, e do fort edhe një fëmijë. Të njëjtën dëshirë e ka edhe reperi 44 vjeç, që do të donte ta ketë edhe një fëmijë para ditëlindjes së tij të radhës, më 4 dhjetor.
“Beyonce është e interesuar për të bërë muzikë dhe për të mbajtur koncerte, por Jay Z dëshiron që ky vit të jetë i dedikuar posaçërisht për fëmijët. Ideja është ta ‘nisin’ fëmijën e dytë para turneut botëror të Beyonce, i cili përfundon në Lisbonë”, ka thënë një burim brenda magazinës Heat.
Jay Z e ka të preferuar numrin 4, kështu që dëshiron ta ketë fëmijën e dytë pikërisht në moshën e tij 44 vjeçare dhe për faktin se është i lindur në datën 4 dhjetor.