Beyonce lind binjakët?
Bashkëshorti i Beyonce, Jay Z, nuk ishte prezent në ceremoninë për Tekstshkruesit e Famshëm, të enjten në New York.

ShowBiz
Kjo ka ngritur dyshimet që Beyonce u ka dhënë jetë binjakëve.
Çmimin për Jay Z e mori bashkëpunëtori dhe shoku i tij, Jon Platt, i cili njëkohësisht kërkoi falje në emër të këngëtarit.
E sa i përket thashethemeve se Beyonce tashmë ka lindur, i shtohet edhe motra e saj Solange Knowles.
Ajo është parë në Qendrën Mjekësore në Los Angeles, vendi ku mendohet që Beyonce do të lind.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga çifti, në lidhje me lindjen e binjakëve.