Beyonce ‘kall’ Miamin
Turneu ‘On The Run’ me Beyonce dhe Jay Z ka filluar, dhe që në natën e parë çifti ka bombarduar.

ShowBiz
Diva Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z kanë filluar turin e tyre të përbashkët të koncerteve në amerikë dhe fansat kanë pasur çfarë të shohin.
Koncerti i parë i turneut ‘On Th Run’ ka qenë në Miami, ku çifti ka vendosur të shpalosë një video dhe disa foto të pa para ndonjëherë nga martesa e tyre sekrete në vitin 2008.
Hapjen e koncertit e kanë bërë me këngën e tyre shumë të suksesshme, të parën bashkë ’03 Bonnie & Clyde, ndërsa çfarë vlen të theksohet është garderoba super-seksi e Beyonce.
Diva ka zgjedhur veshje që shfaqin trupin e saj tërheqës dhe gjithmonë në formë. Më lart janë foto nga performacat dhe garderoba e Beyonce.