Betononim i qëndrimeve, seanca e sotme pritet të jetë vazhdimësi e së kaluarës
Deputeti nga radhët e komunitetit Ashkali, Artan Asllani ka deklaruar se edhe në tentimin e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të propozohet komisioni verifikues për votimin e fshehtë, në zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ai tha se partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit – Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të propozojë për…

Lajme
Deputeti nga radhët e komunitetit Ashkali, Artan Asllani ka deklaruar se edhe në tentimin e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të propozohet komisioni verifikues për votimin e fshehtë, në zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai tha se partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit – Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë të propozojë për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Asllani, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës së sotme, tha se do të shihet a ka ndryshuar ndonjë vendim nga ana e partive të tjera parlamentare, të cilat po kundërshtojnë ndryshimin e formës së votimit të kryeparlamentarit.
“Do të vazhdojmë njëjtë. Do të propozohet komisioni dhe do të shohim a ka ndryshuar ndonjë vendim prej opozitës”, tha ai.
Deputetët të dielën do të tentojë për herë të 14-të të zgjedh trupat e Kuvendit, rrjedhimisht edhe nisjen e afateve ligjore për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.