“Betohem se as unë, as fëmijët s’kemi qenë në makinë kur është vrarë Liridona”- Murseli akuzon Prokurorinë për shpifje
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt. Naimi Murseli ka folur lidhur me raportin e tij me Liridonen. Murseli ka thënë se nuk pati marrëveshje për vrasjen e Liridonës. Ndërsa ka pohuar se as ai e…
Lajme
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e Liridona Ademajt.
Naimi Murseli ka folur lidhur me raportin e tij me Liridonen. Murseli ka thënë se nuk pati marrëveshje për vrasjen e Liridonës. Ndërsa ka pohuar se as ai e as fëmijet, nuk kanë qenë në makinë, në momentin kur është vrarë Liridona.
“Iu betohem në dy fëmijë që i kam që Naim Murseli as në makinë s’ka qenë në momentin kur është vrarë Liridona. As unë as fëmijet, iu betohem. Kjo është e vetmja e vërtetë. Ajo që e thotë prokurorja është shpifje”, ka thënë Murseli.