Betimi mund t’i kushtojë me burgim Puigdemont

Ish Presidenti i Katalonisë, Carles Puigdemont, shpreson që të zë një ulëse në Parlamentin Evropian.

Bota

24/05/2019 22:05

Edhe sondazhet tregojnë se ai mund të arrijë këtë në zgjedhjet evropiane të cilat tashmë kanë nisur të mbahen.

Në rast se zgjedhet, atij do t’i duhet që të shkojë në Madrid për ta dhënë betimin dhe kjo mund t’i kushtojë me burgim, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Puigdemont i duhet që të shkojë në Madrid për t’u betuar sipas Kushtetutës së Spanjës dhe para Bordit Qendror Elektoral, përndryshe nuk do të mund t’i takonte pozita e anëtarit të Parlamentit Evropian”, ka thënë avokati Ignasi Guardans.

Në këtë rast ai do të arrestohej nga autoritetet e Spanjës, pasi që edhe nëse zgjedhet për PE nuk do të ketë imunitet politik.