Betimi me Stemën e Shtetit të Kosovës
Në një deklaratë për lajmi.net, pak minuta pasi ka përfunduar seanca inauguruese e Asamblesë Komunale, Emir Azemi, Këshilltar Komunal i Mitrovicës së Veriut, thotë se ai ka nënshkruar deklaratën ku ishte Stema e Republikës së Kosovës.

Lajme
Këshilltari i Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut nga PDK, Emir Azemi, ka thënë se ai dhe kolegët e tij të tjerë shqiptarë e kanë bërë betimin në një dokument në të cilën ka qenë edhe stema e Republikës së Kosovës.
Në një deklaratë për lajmi.net, pak minuta pasi ka përfunduar seanca inauguruese e Asamblesë Komunale, Azemi është shprehur se betimi është kryer në harmoni me ligjet e Kosovës.
“Gjithçka ka përfunduar para orës 12 dhe në dokumentin ku kam nënshkruar unë ka qenë stema e Republikës së Kosovës dhe teksti ka qenë në gjuhën shqipe”, ka thënë Emir Azemi.