‘Beti e shëmtuar’ pozon nudo për revistën “SoHo” (FOTO)

Ana Maria Orozo Arsitizabal që luajti Betin tek seriali “E Shëmtuara Beti”, ka pozuar disa foto mjaft të nxehta.

ShowBiz

15/10/2015 16:05

Aktorja ka pozuar nudo për revistën “SoHo”, duke ekspozuar forma fantastike për moshën e saj.

Mamaja e dy fëmijëve nuk e pati aspak problem të zhvishej për setin fotografik, ndërsa shtoi se është “e qetë për trupin e saj”.

Sipas “TVnotas”, 42-vjeçarja ka thënë: “Nuk më kanë kërkuar kurrë më parë të pozoj nudo, prandaj tani që e mora një ofertë thashë me vete, pse jo? Jam shumë e lumtur, jam e kënaqur me fotot, është një rezultat spektakolar”./mapo