Beteja e Anamoravës: Forma e Gjilanit dhe Dritës në pesë takimet e fundit dhe bilanci i përballjeve direkte

Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot. Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan lajmi.net. Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e…

Sport

14/05/2023 11:25

Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e Dritës në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit këtë edicion.

Fitorja do t’ia bënte Gjilanit punë të kryer vendin që dërgon në garat evropiane, ndërsa triumfi do t’ia lehtësonte shumë punët Dritës në garë për titullin e katërt në histori.

Forma e Gjilanit dhe Dritës në pesë takimet e fundit

Nëse shohim rezultatet e dy skuadrave në pesë takimet e fundit të zhvilluara, Gjilani ka bilanc më të mirë me tri fitore dhe dy barazime.

Kuqebardhët nuk dinë për gol të pësuar në pesë takimet e fundit, krahas katër golave të realizuar.

Drita në anën tjetër ka një ecuri prej tri fitoreve, një barazimi dhe një humbje.

“Intelektualët” kanë regjistruar shtatë gola dhe kanë pranuar vetëm dy të tillë.

Derbi numër 43 ndërmjet Gjilanit dhe Dritës në kampionat

Gjilani dhe Drita janë ballafaqur 42 herë deri më tani në elitën e futbollit kosovar, pa përfshirë duelet në Kupën e Kosovës dhe miqësoret.

Në këtë aspekt dominon ekipi i Dritës që ka fituar 16 herë derbin, krahas 15 barazimeve dhe 12 fitoreve të “Skifterave”.

Derbi i Anamoravës nis nga ora 15:00./Lajmi.net/