Besar Halimi shënon gol jashtëzakonisht të bukur

Besar Halimi ka shënuar një gol jashtëzakonisht të bukur për Brondby në elitën e futbollit danez.

Sport

31/05/2019 21:58

Mesfushori i talentuar po regjistron formë të mirë para grumbullimit të Kosovës për dy ndeshjet kualifikuese për muajin qershor, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

24 vjeçari ka arritur të shënoi në fitoren 4:2 të Brondby kundër Randers, në ndeshjen vendimtare për Ligën e Evropës.

Goli i Halimit ishte i treti për Brondbyn në këtë ndeshje.

Golin e bukur të Halimit e gjeni në linkun e mëposhtëm./Lajmi.net/