Besa Kokëdhima prezanton motrën dizajnere (Foto)
Këngëtarja shqiptare Besa Kokëdhima stilin e veçantë si duket e ka të trashëguar,motra e saj Bora Kokëdhima hapë dyqanin e parë si fashion designer.

ShowBiz
Besa ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram për të shprehur lumturinë për suksesin e motrës.
“Motra ime e dashur Bora,me talent,këmbëngulje,e shumë punë,ia doli të kurorëzojë ëndrrën e saj të kahershme.Ajo prezantoi koleksionin e saj të parë si fashion designer e “Savage” si dhe përuroi hapjen e dyqanit të parë “Haute Couture Savage”.
Ceremonia ishte mbresëlënëse,po ashtu edhe koleksioni.Glamur,fashion,mister..
Savage përfaqëson sofistikim,luks,ekstravagancë dhe guxim”,ka shkruar këngëtarja duke publikuar edhe një fotografi të motrës së saj.