Besa Gaxherri – Albulena Haxhiut: Mshele mori! (Video)

Debati që po zhvillohet me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e aktivistëvetë saj, ka eskaluar edhe në përplasje verbale mes deputetevëvë të opozitës dhe pozitës.

Lajme

19/01/2017 19:49

Gjatë kohës kur deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri po fliste në lidhje me arrestimin e këtyre aktivistëve, ajo u ndërpre nga deputetja, Albulena Haxhiu.

Besa Gaxheri iu drejtua deputetes së Vetëvendosjes me fjalët: “Mshele mori”, transmeton lajmi.net.

Deputetja e LDK-së vazhdoi fjalën e saj duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës, hedhjen e koktejve të molotovit dhe praninë e maskave në selinë e kësaj partie, pas bastisjes së zyrave të kësaj partie nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/

YouTube player