BERZh premton ndihmë për zhvillimin e Kosovës

​Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza priti në takim një delegacion të Lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të kryesuar nga drejtoresha menaxhuese për Evropë Juglindore, Sylvia Gansser – Potts, e cila shprehu përkushtimin për të vazhduar me ofrimin e ndihmës në formën e projekteve që do të jenë në shërbim të zhvillimit të Kosovës.

Lajme

26/01/2016 17:15

 

Hamza ka njoftuar delegacionin e BERZH-it për angazhimet aktuale të BQK-së, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet ky institucion.

Duke folur për sektorin financiar dhe zhvillimet e fundit në këtësektor, Hamza potencoi se sektori vazhdon të ketë një qëndrueshmëri të lartë duke operuar në pajtim të plotë me rregullativën, ligjet dhe rregulloret në fuqi, rregullativë kjo mbi të cilën çdo ditë e më shumë është duke u punuar për ta përafruar me rregullativën e BE-së.

Ndërsa, Sylvia Gansser – Potts, drejtoreshë Menaxhuese për Evropën Juglindore tëBERZH-it, shprehu përkushtimin për të vazhduar me ofrimin e ndihmës në formën e projekteve që do të jenë në shërbim të zhvillimit të Kosovës. Ajo i ofroi më këtë rast mbështetje të plotë Guvernatorit, qoftë për projektet ku mund të përfshihet edhe BQK-ja me theks të veçantë në sektorin financiar të Kosovës.

S ipas një komunikate të BQK-së, në fund Hamza, shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar dhe zhvilluar me tej format e bashkëpunimit institucional me BERZH-in dhe shprehu bindjen e tij se BERZh-i do të vazhdojë përkrahjen e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së vendit.