Bërnjak: Policia kontrollon një veturë, gjendet një vulë me shkrim serb dhe disa dokumente serbe

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka kontrolluar një veturë me targa të Serbisë në Bërnjak. Gjatë kontrollit janë gjetur një vulë me shkrim serb dhe disa dokumente në gjuhën serbe, saktësisht një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si dhe dy kontrata të përpiluara në gjuhën serbe. Me urdhër të prokurorit kompetent, vula dhe…

Lajme

19/02/2026 08:51

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka kontrolluar një veturë me targa të Serbisë në Bërnjak.

Gjatë kontrollit janë gjetur një vulë me shkrim serb dhe disa dokumente në gjuhën serbe, saktësisht një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si dhe dy kontrata të përpiluara në gjuhën serbe.

Me urdhër të prokurorit kompetent, vula dhe dokumentet janë konfiskuar për procedura të mëtejme hetimore.

“SPK. Bërnjak  18.02.2026 – 22:25.  Gjatë kontrollit në automjetin me targa të Serbisë drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, janë gjetur: një vulë me shkrim serb, disa dokumente tjetra në gjuhën serbe, një kërkesë nga MB e Serbisë, dy kontrata serbe etj.  Me urdhër të prokurorit vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/