Bernardo Silva nuk fsheh dëshirën, flet për rikthimin te Benfica
Bernardo Silva ka zbuluar dëshirat për të ardhmen në karrierën e tij.
Sport
Portugezi i cili luan me Manchester City, Bernardo Silva, ka dhënë disa komente interesante lidhur me planet për të ardhmen e tij në futboll.
Silva nuk ka fshehur dëshirën që një ditë të kthehet te skuadra e Benfica, pasi thotë se ajo lëvizje do t’i mbushte një zbrazëti që ka në zemër.
“Nuk e di se si t’i përgjigjem kësaj”, ka thënë Silva, i pyetur për rikthimin në Portugali, transmeton lajmi.net. “Çfarë mund të them është se jo në një, dy, tri apo katër vite, me siguri, pasi jam në një klub të madh”, ka shtuar portugezi.
“Jam tifoz i Benfia, i shikoja të gjitha ndeshjet me babanë tim dhe kur isha 19 vjeçar luaja me skuadrën e dytë dhe nuk pata mundësinë të luaj me skuadrën e parë. Kam këtë zbrazëti në zemër”, ishin fjalët e Bernardo.
Bernardo Silva ka qenë një nga lojtarët më të mirë portugez viteve të fundit, pas Cristiano Ronaldos. /Lajmi.net/