Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

Bernardo Silva: City nuk mund ta shoh si punë të kryer Real Madridin

8:30 | 22 Maj 2020

Bernardo Silva ka dhënë një paralajmërim për shokët e skuadrës së tij.

Manchester City vazhdon të jetë në garë, dhe në mesin e favoritëve për trofeun, në kompeticionin e Ligës së Kampionëve.

‘Citizens’ kanë fituar ndeshjen e parë kundër Real Madrid me rezultatin 1:2, kurse ndeshjen e kthimit e luajnë në ‘Etihad’.

Duke folur për këtë sfidë, Bernardo u ka bërë thirrje shokëve të skuadrës që mos ta shohin Realin si të eliminuar dhe ta kenë parasysh madhështinë e asaj skuadre, si dhe aftësinë e tyre për rikthim.

“Nuk mund t’i llogarisësh ata jashtë loje, të paktën jo Madridin që kanë fituar 13 Kupa Evropiane”, ka thënë Bernardo për ‘AS’, transmeton lajmi.net.

“Askush tjetër nuk ka eskperiencën e lojtarëve të Madridit, kështu që ne nuk mund të mendojmë se i kemi mposhtur”, shtoi portugezi.

“Është gjithçka e hapur kur luan kundër një skuadre si Madridi. Shikoni Barcën vitin e kaluar, ishte në avantazh 3:0 dhe u mposht 4:0”, ishin disa nga fjalët e yllit të Man City.

Një nga datat që është përmendur për ndeshjen Manchester City – Real Madrid është gushti 7, por akoma nuk ka diçka zyrtare. /Lajmi.net/