Berlusconi “prishet” me Mihajlovicin
Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi është hidhëruar me trajnerin e ri Sinisa Mihajlovic, andaj serbi është i rrezikuar në detyrë, vetëm pas një xhiroje në Serie A.

Sport
“Muaji i mjaltit” ka përfunduar. Pronari i Milanit, Silvio Berlusconi është hidhëruar me trajnerin e ri Sinisa Mihajlovic, andaj serbi është i rrezikuar në detyrë, vetëm pas një xhiroje në Serie A.
Sipas mediave italiane, kreu i “Rossonerëve” është i pakënaqur që përforcimet e kërkuara nga Mihajlovic nuk u paraqitën në nivelin e duhur në humbjen 2:0 nga Fiorentina në Artemio Franchi, të dielën.
Andaj, për këtë arsye Berlusconi ka bllokuar ardhjen e mesfushorit Roberto Soriano nga Fiorentina duke mos i besuar vlerësimit të Mihajlovicit.
Shenja të ndarjes?