Berjani shuan kureshtjen e qytetarëve: Ende nuk ka çmim 1 euro të naftës- ja si qëndrojnë çmimet tani
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie të ndjeshme prej 8 për qind në tregun global, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021. Kjo rënie lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet për përshkallëzimin e një lufte tregtare, e cila mund të godasë rëndë ekonominë globale. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani…

Lajme
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rënie të ndjeshme prej 8 për qind në tregun global, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021.
Kjo rënie lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet për përshkallëzimin e një lufte tregtare, e cila mund të godasë rëndë ekonominë globale.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se edhe në Kosovë ditëve në vazhdim mund të ketë rënie të çmimit të naftës por ende nuk ka çmim 1 euro, siç ka në disa vende të rajonit.
Derisa në Maqedoninë e Veriut çmimi ka rënë në 98 cent- tek ne ende qëndron mbi 1 euro.
“Çfarë çmime do të kemi në ditët ne vijim s’mundemi me paragjyku, pasi po ka lëvizje të mëdha në berzat ndërkombëtare dhe kjo po reflekton edhe te ne në Kosovë”, tha fillimisht Berjani për lajmi.net.
Ai tutje tha se nafta e cila importohet merret me çmimin prej 1.03 cent, kurse në treg ai del më shtrenjt shkaku i marzhës së vendosur nga Qeveria.
“Nafta me shumicë me u furnizu nga importi dje ka qen 1.03 cent, çka është për t’u çuditur se si mundet te shitet me 1 euro nafta në Kosovë. Të shitet me 1 euro është për të dyshuar se çfarë nafte po shitet.
Ai tha se shpreson se ky trend të jetë në rënie dhe se dëshira e Shoqatës së Naftarëve është që qytetarët sa më lirë të furnizohen me derivate.
“Ne shpresojmë se trendi është në rënie dhe dëshira e Shoqatës së Natarëve është që qytetarët sa më lirë të furnizohen me derivate – pra, ende nuk ka çmim 1 euro, kur do të vijë ky çmim unë jam i pari që do ta bëjë publike”, tha Berjani për lajmi.net.
Për fund Berjani tha se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me naftën me të lirë në regjion.
Sot çmimet në Kosovë
Dizelli
1.14 cent deri ne 1.22 cent
Benzina
1.15 cent deri 1.23 cent
Sot çmimet në Shqipëri
Dizelli: 1.79 cent
Benzina: 1.80 cent
Serbi
Dizelli1.78 cent
Benzina 1.79 cent./Lajmi.net/