Berisha zbulon emrin: Florian Binaj, kandidati i opozitës për Tiranën

Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve. “Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe…

Lajme

06/10/2025 12:51

Florian Binaj do të jetë kandidati që mbështetet nga Partia Demokratike për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media nga selia blu, u shpreh se Binaj është një artist që mbron kauzat e qytetarëve.
“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, tha ai.