Berisha: Peci nuk ndalet as me ujë e as me plumba, veç me ligj

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se Ministrin e Bujqësisë Faton Pecin mund ta ndalë vetëm ligji. Sipas Berishës rasti i favorizimeve në ministrinë e bujqësisë janë shembuj të nepotizmit dhe krimit të organizuar financiar. Tutje ai ka thënë se nëse ministri i bujqësisë Faton Peci…

Lajme

19/11/2024 15:31

Deputeti i kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha ka thënë se Ministrin e Bujqësisë Faton Pecin mund ta ndalë vetëm ligji.

Sipas Berishës rasti i favorizimeve në ministrinë e bujqësisë janë shembuj të nepotizmit dhe krimit të organizuar financiar.

Tutje ai ka thënë se nëse ministri i bujqësisë Faton Peci pretendon se procesi ka qenë transparent duhet të jap përgjigje konkrete.

Postimi i plotë:

Peci nuk ndalet as me ujë e as me plumba, veç me ligj.
Afera e dhënies së granteve e subvencionimit, si formë korruptive e vjedhjes së buxhetit publik, tregon qartë se kjo qeveri i shërben interesave të ngushta, familjare dhe partiake.
Rasti i dekonspiruar në media e institucione, është një shembull i qartë i nepotizmit e krimit të organizuar financiar, që po e mbulon çdo ditë e më shumë qeverisjen aktuale, duke zhgënjyer qytetarët dhe duke cënuar besimin e tyre në proceset shtetërore të cilat duhet të jenë transparente dhe të mos mohojnë të drejtat dhe shancet e barabarta për të gjithë.
Deklarata e fundit e Ministrit të Bujqësisë, për të justifikuar ndarjen e grantit prej 100 mijë euro për vëllain dhe dajën e një deputetëje të Vetëvendosjes, të përfolur edhe për afera tjera të penalizueshme, kabinetarit të vet po ashtdhe refuzimi i kësaj të drejte e mundësie për znj. Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe të cilës i është masakruar familja gjatë luftës, tregon se çka përfaqëson ky sekt politik.
Ministri përpiqet të justifikojë këtë favorizim të hapur dhe diskriminues ndaj familjarëve të viktimave të luftës, me arsyetimin se “438,000 votuesit e ndryshimit” duhet trajtuar me prioritet sipas përkatësisë partiake.
Kjo dëshmon për qëllim e dashje për korrupsion e krim të organizuar në vjedhjen e buxhetit, duke i dhënë sunëbvencionet e grantet në struktura partiake, familjar e të afërm të deputetëve e ministrave etj. që pastaj ta bëjnë propagandën e orkestruar se qeveria e monistritë e linjës po ndan grante e subvencione për të mbuluar vjedhjen e buxhetit.
Ky argumentim është absurd dhe fyese, sepse askush nuk do duhej të diskriminoj qytetarët për bindjet e tyre politike.
Por në logjikën e pushtetarëve dhe ministrave deshtak që e dinë se e kanë vrarë votën dhe besimin qytetar ndaj tyre, problemi qëndron pikërisht te metodologjia e përdorimit të pushtetit për të shpërblyer familjarët dhe miqtë e pushtetarëve, në dëm të qytetarëve të zakonshëm dhe të atyre që me meritë duhet të përfitojnë nga këto grante.
A është kjo drejtësia dhe ndryshimi që u premtua nga kjo klasë mashtruesish për të ardhur në pushtet?
Si mundet një qeveri që pretendonte se përfaqëson ndryshimin, të jetë kaq e zhytur në praktikat e korrupsionit, krimit tëorganizuar dhe nepotizmit?
Në vend që të japë përgjegjësi për këtë skandal të penalizueshëm si mjet i abuzimit me buxhetin, Ministri në fjalë provon të shantazhoj publikisht përfituesit e granteve, duke kërcënuar me publikimin e listave të tyre dhe opozitarët po ashtu, duke i përmendur armët e vrasjet.
Kjo tregon jo vetëm mungesë transparence, e përgjegjësie por edhe një qasje shantazhuese hakmarrëse e të papranueshme ndaj kritikës dhe kërkesave për llogaridhënie.
Nëse Ministri pretendon se procesi është transparent, atëherë duhet të japë përgjigje konkrete:
1. Pse dhe si përzgjidhet vëllai i deputetes së partisë në pushtet dhe kabinetari i tij, si përfitues i një granti të majmë?
2. A është kjo mënyra se si shpërblehen ata që janë pjesë e “438,000 votuesve të ndryshimit”?
3. Ku janë garancitë për qytetarët e thjeshtë që nuk kanë lidhje politike apo familjare me pushtetarët?
4. A i konsideron Peci armët e vrasjet si mjet i zgjidhjes së abuzimit me ligjin e vjedhjen e buxhetit?
Është evidente se kjo qeveri e ka humbur kredibilitetin dhe të drejtën për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.
Krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi dhe klientelizmi qëndrojnë në kundërshtim të hapur me premtimet për drejtësi sociale dhe ndryshim që kjo mazhorancë premtoi në kampanjë elektorale.
Në këto raste thelbësore është transparenca për të siguruar se a është abuzuar me fondet publike, sivdhe a janë përdorur në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në rastin e përfolur.
Nëse hetimi konstaton parregullsi apo konflikt interesi, atëherë do të duhej të merreshin masat e duhura ligjore me pasoja juridike përkatësisht masa, për t’iu pamundësuar zyrtarëve të tillë që të mbajnë poste publike vendimmarrëse institucionale, për t’u garantuar se situata të tilla nuk përsëriten, duke mbrojtur kështu besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe politikanët që i përfaqësojnë.
Është koha për përgjegjësi dhe llogaridhënie! /Lajmi.net/