Berisha: Pas dështimit për 500K me 9 shkurt, sekti në pushtet kanë marrë ofensivë propagandistike me lajme ruse

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka shkruar në lidhje me atë siç e quan ai “hipnotizim” të shoqërisë nga Albin Kurti. Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “hipnotizimi i një pjese të shoqërisë nga Albini dhe sekti i tij politik dhe shpërlarja e trurit nga propaganda e lobit serbo-rusë, ka bërë që…

Lajme

02/03/2025 16:38

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka shkruar në lidhje me atë siç e quan ai “hipnotizim” të shoqërisë nga Albin Kurti.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “hipnotizimi i një pjese të shoqërisë nga Albini dhe sekti i tij politik dhe shpërlarja e trurit nga propaganda e lobit serbo-rusë, ka bërë që sot në Kosovë të kemi një përplasje të vullneteve dhe interesave në shpërputhje me situatën në të cilëm gjendemi si shoqëri”.

“Ofendimet, shpifje dhe linqimet e stilit “gebelsian”, si dhe gjuha përçarse që po përdoret nga të hipnotizuarit e Albinit në drejtim të atyre që nuk mendojn si ata, nuk është e rastësishme, kjo i ngjan Gjermanis së viteve 30 të shekullit të kaluar…! Të verbuar për pushtet, të hipnotizuarit e Albinit dhe LVV, pa vetëdije vazhojn ti shërbejn agjendeva të huaja në raport me zhvillimet politike dhe të siguris në Kosovë dhe për Kosovën, duke rrecituar vjersha “për bojlera e filtera” me të cilat tentohet që të “bindin” qytetarin se uji rrjedhë përpjetë e jo teposhtë”, ka shkruar Berisha. 
Ai ka thënë se pasi nuk arriti ti marrë 500 mijë vota me 9 shkurt, pushteti ka marrë ofensivë me lajme propagandistike ruse për siç thotë ai “ta arsyetojnë dështimin e tyre”. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: