Berisha nuk ka pritje nga presidentja e re: Do të jetë si Vjosa Osmani
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, nuk ka pritje të mëdha nga presidentja Justina Shiroka-Pula. Ai ka bërë me dije se Shiroka-Pula nuk do të dallon nga paraardhësja e saj, Vjosa Osmani. Për Nacionale, Berisha ka thënë se presidentja nuk ka mundësi të bëj diçka. “S’pres. Do të jetë sikur ajo paraprake edhe sikur ajo tjetra…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, nuk ka pritje të mëdha nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Ai ka bërë me dije se Shiroka-Pula nuk do të dallon nga paraardhësja e saj, Vjosa Osmani.
Për Nacionale, Berisha ka thënë se presidentja nuk ka mundësi të bëj diçka.
“S’pres. Do të jetë sikur ajo paraprake edhe sikur ajo tjetra që ka qenë para saj”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, Vjosa Osmani ka qenë vetëm një noterë e kryeministrit Albin Kurti.
“Njëjtë do të jetë. Jo, që e kanë quajtur notere, po në fakt s’ka bo kurrgjo hiq. Krejt aktiviteti i saj ka qenë kështu, zbukurim, me i ndreq flakë, qëso sene. Nuk ka naj sen”, ka thënë ai.
Sipas tij çdo herë kryeministrat kanë insistuar që të kenë president të dobët.