Berisha në histori, për kartonë të kuq

Besart Berisha duket se është lidhur për kartonë të kuq. Sulmuesi kosovar është bërë futbollisti i parë në kampionatin australian të futbollit, A-League që u ndëshkua me karton të kuq tri herë brenda një sezoni. Sulmuesi kosovar u skuq në ndeshjen e zhvilluar sot në fitoren 2:1 ndaj Melbourne Heart në Suncorp Stadium. Kur rezultati…

Sport

28/03/2014 12:00

Besart Berisha duket se është lidhur për kartonë të kuq. Sulmuesi kosovar është bërë futbollisti i parë në kampionatin australian të futbollit, A-League që u ndëshkua me karton të kuq tri herë brenda një sezoni.

Sulmuesi kosovar u skuq në ndeshjen e zhvilluar sot në fitoren 2:1 ndaj Melbourne Heart në Suncorp Stadium.

Kur rezultati ishte 1:1 në minutën e 49-të, Berisha ndërhyri ashpër ndaj portierit të Heart, Tando Velaphi, për t’u ndëshkuar me karton të kuq.

Edhe pse fillimisht pati kontakt me topin, këmba e Berishës po ashtu e goditi kokën e Velaphi, i cili po e zhvillonte ndeshjen e parë si titullar këtë sezon, duke e zëvendësuar Andrew Redmayne.

Velaphi përfundoi në tokë dhe referi Chris Beath kishte pak hezitime për ta skuqur futbollistin prishtinas, në praninë e 10,101.

Brisbane e humbi Berishën, por e fitoi takimin, falë golave të Dimitri Petratos e Henrique.