Berisha i kapet Nagavcit: A e kupton se nga abetarja mësojmë edhe ne egjiptianët në Kosovë?

Kryetar i Partisë Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka reaguar pas transmetimit të një kronike nga Festa e Abetares në Pejë, ku shihet një grup nxënësish të komunitetit RAE, të cilët ishin ndarë në sallën ku po mbahej manifestimi.

Lajme

18/05/2022 08:47

Berisha ka thënë se “Në festën e Abetarës në Pejë fëmijët e komunitetit Egjiptian po ashtu edhe komuniteteve Rom e Ashkali “Segregohen shumëfish!”.

“Fillimisht Ministrja Arbërie Nagavci në fjalimin e saj në Pejë thotë… citoj “nga shtatori fëmijët shqiptarë do të kenë në duar Abetaren e re të përbashkët Kosovë- Shqipëri unike dhe cilësore…”

“A e kupton ministrja Nagavci se nga abetarja mësojmë edhe ne Egjiptianët edhe në Kosovë edhe Shqipëri!? A e kupton ministrja e arsimit se aty në sallë kishte edhe pjesëtar të komuniteteve të tjera që ishin pjesë e festës së Abetares?”, ka pyetur ish deputeti Berisha.

“Së dyti, një mësuese e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë e quajtur Gjylfidane Morina duke ju bërë “nderë” fëmijëve të këtyre komuniteteve i vendos në një vend krejt të veçantë prej nxënësve shqiptarë dhe larg nga aktiviteti që po zhvillohej me arsyetimin se këtë po e dëshirojnë fëmijët ndërsa fëmijët e konfirmonin të kundërtën!”

“Së treti, asnjë fëmijë i komuniteteve nuk ishte pjesë e aktiviteteve të realizuara nga ky manifestim, të paktën një shkronjë ta mbante në duar!”.

Më tej Berisha ka shkruar “Tani a duhemi të vazhdojmë të “vajtojmë” apo dikush në këtë vend duhet me kërku falje dhe me jep përgjegjësi!”

“Kujtojeni secili nga ju dhe ne se sa të diskriminuar ishim bashkarisht nga regjimi serb para vitit 1999 tani pse duhet dikush që ishim bashkarisht të diskriminuar të na diskriminoj neve!?”, ka shkruar Berisha.