Berisha i AAK-së: Nuk ka asgjë të re
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha para se të nis vazhdimi i dhjetë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës deklaroi se nuk ka asgjë të re. “Njëjtë nuk ka kurgjo të re”, tha shkurt Berisha. Sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes…

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha para se të nis vazhdimi i dhjetë i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës deklaroi se nuk ka asgjë të re.
“Njëjtë nuk ka kurgjo të re”, tha shkurt Berisha.
Sot nga ora 10:00 do të vazhdojë seanca konstituive për Kuvendin e Kosovës. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka dështuar për gjashtë herë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Ndërsa kjo është hera e dhjetë që tentohet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Në seancën e fundit kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari propozoi votim të fshehtë për kryeparlamnetarin, por kjo mënyrë e votimit u kundërshtua nga partitë opozitare.