Berisha, hero i Brisbane Roar
Besart Berisha mbetet hero i Brisbane Roar, edhe pse ka konfirmuar vendimin për largim nga klubi në fund të këtij sezoni. Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores 2:1 ndaj Central Coast Mariners në Suncorp Stadium. Në paraqitjen e tij të parë pas publikimit të lajmit se do të largohet nga Roar në fund të sezonit…
Sport
Besart Berisha mbetet hero i Brisbane Roar, edhe pse ka konfirmuar vendimin për largim nga klubi në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e fitores 2:1 ndaj Central Coast Mariners në Suncorp Stadium.
Në paraqitjen e tij të parë pas publikimit të lajmit se do të largohet nga Roar në fund të sezonit duke u transferuar tek Melbourne Victory, Berisha realizoi në çastet e fundit të takimit duke e gjunjëzuar kundërshtarin në praninë e më tepër se 16 mijë spektatorëve.
Fitorja e shtoi avantazhin e Roar në krye të A-League në shtatë pikë ndaj përcjellësit të parë Western Sydney, që ka zhvilluar një ndeshje më tepër se Roar.
Mariners mbeten në pozitën e tretë, por tani kanë dhjetë pikë më pak se Roar.