Berisha flet rreth pazareve të pushtetit: Po shantazhohemi
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha u deklarua në lidhje me situatën e krijuar të “ngërçit politik” që po mbretëron në Kuvendin e Kosovës. Ai foli edhe rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja, për çka tha se këtë e sheh si shantazh. “Qytetari e ka dhënë verdiktin. Mirëpo, unë si parti politike…

Lajme
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian Veton Berisha u deklarua në lidhje me situatën e krijuar të “ngërçit politik” që po mbretëron në Kuvendin e Kosovës.
Ai foli edhe rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të reja, për çka tha se këtë e sheh si shantazh.
“Qytetari e ka dhënë verdiktin. Mirëpo, unë si parti politike se kam problem as të qëndruarit në opozitë e as të shkuarit në zgjedhje, sepse këto në njëfar forme janë shtantazh për neve”, deklaroi Berisha, në KlanKosova.
Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet tentimi i 27-të për konstituimin e Kuvendit.