Berisha dënohet me një ndeshje

9:20 | 17 Mars 2014

Berisha

Besart Berisha është dënuar me një ndeshje moslojë, pas kartonit të kuq që e mori në barazimin 1:1 ndërmjet Brisbane Roar dhe Sydney FC në Allianz Stadium, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj kundërshtarit. Edhe pse trajneri i tij, Mike Mulvey, e mbrojti sulmuesin kosovar, duke thënë se nuk kishte parë ndonjëherë ndonjë karton të kuq […]

Besart Berisha është dënuar me një ndeshje moslojë, pas kartonit të kuq që e mori në barazimin 1:1 ndërmjet Brisbane Roar dhe Sydney FC në Allianz Stadium, pas ndërhyrjes së ashpër ndaj kundërshtarit.

Edhe pse trajneri i tij, Mike Mulvey, e mbrojti sulmuesin kosovar, duke thënë se nuk kishte parë ndonjëherë ndonjë karton të kuq të tillë, Federata Australiane e Futbollit nuk e kurseu aspak futbollistin prishtinas, i cili do të mungojë në ndeshjen e radhës.

“Ne do të flasim për FIFA’n për këtë, do të flasim edhe me Besin individualisht. Nuk kishte ndonjë qëllim në atë sfidë”, ka thënë Mulvey për Fox Sports.

Berisha do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Melbourne Victory, që do të luhet të shtunën. Fitorja eventuale në këtë duel do t’ia siguronte Roar pozitën e parë në tabelë.