Bëri thirrje për eliminimin e gazetarëve, Nexhat Behluli nga Lugina ftohet për intervistim nga institucionet e Kosovës
Gazetari nga Lugina që dilte në debate me Sheshelin, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin e disa gazetarëve të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Behluli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me shumë gabime drejtshkrimore. “Në cilësinë e të dyshuarit…

Lajme
Gazetari nga Lugina që dilte në debate me Sheshelin, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin e disa gazetarëve të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Behluli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me shumë gabime drejtshkrimore.
“Në cilësinë e të dyshuarit për nesër jam i ftuar nga Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë të merrem në pyetje lidhur me rastin të inicuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve dhe mediave të Kosovës ! Normal si profesionist i kësaj fushe dhe qytetarë që i respekton institucionet e shtetit të Kosovës pamvarsisht se jam shtetas i huajë, kësaj ftese do ti përgjigjem pa asnjë hamendje, do të paraqitem para organeve kompetente të Republikës së Kosovës”, shkroi ai mes tjerash.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Familjar, Miqë dhe Kolegë të dashur …
isha në dilemë ta baj apo mos ta baj publike,
dhe mbizotroi etika dhe kodeksi i profesionit me të cilin mirem, prandaj po e baj publike :
Në cilësinë e të dyshuarit për nesër jam i ftuar
nga Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda
në Prishtinë të merrem në pyetje lidhur me rastin të inicuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve dhe mediave të Kosovës !
Normal si profesionist i kësaj fushe dhe qytetarë që i respekton institucionet e shtetit
të Kosovës pamvarsisht se jam shtetas i huajë, kësaj ftese do ti përgjigjem pa asnjë hamendje, do të paraqitem para organeve kompetente të
Republikës së Kosovës. Mirë u pavshim …