Beqiri pyet Ramën për pronësinë e uebfaqes së Prishtina Work
Merkur Beqiri, kandidati i Alternativës për Komunën e Prishtinës, ka pyetur mbi pronësinë dhe transparencën e platformës “Prishtina Work”. Beqiri, i cili e prezantoi veten si një ekspert në fushën e digjitalizimit, tha se megjithëse e përshëndet iniciativën, projekti lë shumë për të dëshiruar në aspektin teknik dhe funksional. “Unë jam vet person i digjitalizimit…

Lajme
Merkur Beqiri, kandidati i Alternativës për Komunën e Prishtinës, ka pyetur mbi pronësinë dhe transparencën e platformës “Prishtina Work”.
Beqiri, i cili e prezantoi veten si një ekspert në fushën e digjitalizimit, tha se megjithëse e përshëndet iniciativën, projekti lë shumë për të dëshiruar në aspektin teknik dhe funksional.
“Unë jam vet person i digjitalizimit dhe e përshëndes iniciativën Prishtina Work. E provova vetë si është, mirë është sipërfaqësisht, duket mirë, por për mua si ekspert, do të duhej të ishte një projekt i kompletuar. Mendoj që një sistem i tillë do të duhej të ishte bërë para 10 vjetësh, por i plotë. Tash, vetëm mund t’i gjesh disa pika të lira edhe ndërfaqja është pak e vështirë. Në telefon, nuk munda me gjet në Çagllavicë atë që desha”, u shpreh ai.
Por shqetësimi kryesor që pyeti Beqiri kishte të bënte me mungesën e qartësisë rreth pronësisë së platformës.
“E kam një problem tjetër me këtë system, pronësia e kujt është? Nëse është në pronësi të komunës, pse nuk shkruan askund që është projekt i komunës? Sepse çdo projekt duhet ta ketë të qartë kush qëndron prapa tij”, tha Beqiri në Klankosova.