Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Çeku
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku paska pas planifikuar një vizitë zyrtare në Preshevë. Kjo gjë doli të jetë e pamundur për shkak se shteti serb e refuzoi këtë. Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes së tij në Serbi, ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Ajo tha se ky veprim është…
Lajme
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku paska pas planifikuar një vizitë zyrtare në Preshevë.
Kjo gjë doli të jetë e pamundur për shkak se shteti serb e refuzoi këtë.
Në lidhje me këtë refuzim të hyrjes së tij në Serbi, ka reaguar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo tha se ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës, transmeton lajmi.net.
Reagimi plotë:
Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës
Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Pavarësisht kërkesës së bërë sipas protokolleve të Marrëveshjes së Brukselit, Zyra Ndërlidhëse në Beograd njoftoi refuzimin vetëm një orë para vizitës, duke shkelur afatin 48-orësh për përgjigje.
Ky veprim është dëshmi e tentativave të vazhdueshme për të izoluar shqiptarët e Preshevës.
Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon./Lajmi.net/