Benzema pëson lëndim të rëndë, rrezikon pjesën e mbetur të sezonit

Real Madrid duket se do të humb sulmuesin kryesorë të skuadrës, Karim Benzema, për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

27/04/2019 16:45

Sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor, i cili rrezikon t’ia humb atij ndeshjet e fundit të mbetura në La Liga.

Benzema kompletoi 90 minuta në ndeshjen e së enjtes kundër Getafe, ku ‘Los Blancos’ morën vetëm një pikë, pas barazimit 0:0.

Pas ndeshjes, skuadra e Real Madrid doli me një deklaratë zyrtare, skuadra ka bërë të ditur për lëndimin e tij.

“Duke ndjekur rezultatet e testeve që iu nënshtrua lojtari Karim Benzema, departamenti mjekësor i skuadrës ka diagnostikuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë” thuhet në deklaratë, transmeton lajmi.net.

“Do të vazhdohet të punohet për rikuperimin e tij” thuhet ndër të tjerash në komunikatën zyrtare të skuadrës.

Lojtari ka qenë kryesori i skuadrës këtë sezon, duke prekur formë edhe më të lartë qysh nga rikthimi i Zidane, duke shënuar të gjitha tetë golat e fundit e skuadrës. /Lajmi.net/